Foto

Taulant Xhaka me urim special të ditëlindjes për vëllain e tij, Granitin

Granit Xhaka e feston sot ditëlindjen e 31-të.

Dhe, futbollisti kosovar e ka marrë një urim special nga vëllai i tij, Taulanti.

Mesfushori i Baselit e bëri një postim në Instagram, përmes së cilit e kujtoi fëmijërinë e përbashkët me futbollistin e Bayer Leverkusenit, shkruan “Gazeta Express”.

“Të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar Taulanti për ish-futbollistin e Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit.

Granit Xhaka konsiderohet si njëri prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori. /Gazeta Express/