deputeti

Taulant Balla: Vezët për kryeministrin deputetit të PD ia dha Basha (SHIH VIDEON)

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në një video të publikuar në Facebook, shkruan se vezët të cilat u përdorën për të qëlluar kryeministrin Edi Rama në Kuvend, u morën nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon se si Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, shkruan Balla në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=_k4gFdVMP5Q