Tatum hyn në histori të Celtics me 53 pikë

Jayson Tatum do të jetë në histori përkrah legjendës tjetër të Boston Celtics, Larry Bird.

Tatum do të mbahet mend për paraqitjen e shkëlqyer me Bostonin kur shënoi 53 pikë, në fitoren në vazhdime kundër Minnesota Timberëolves.

Pak minuta pas pjesës së dytë, gjërat nuk dukeshin mirë për Celticsin që mposhtej me 17 pikë dallim në shtëpi nga Minnesota, skuadra me statistikat më të dobta në ligë.

Më pas, Tatum shpërtheu për pjesën tjetër të mbetur duke realizuar 35 pikë, nga 83 sa i realizoi skuadra e vet. Bostoni në fund fitoi me rezultatin 145:136.

Tatum 23-vjeçar, u bë po ashtu basketbollisti i parë i Celticsit që prej Birdit në vitin 1989 që e përfundon ndeshjen me të paktën 50 pikë të realizuara e 10-të kërcime. Birdi ia arriti një gjëje të tillë si 26-vjeçar.