Tash 1 vit. Përjetojeni edhe një herë golin e Shaqirit kundër Serbisë me komentim të Andin Lokajt (VIDEO)

Tash një vit, pikërisht në këtë kohë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri hyn në historinë e popullit shqiptar pasi që realizuan dy gola që i dhanë fitoren Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi.

Jo vetëm kaq, por Graniti dhe Xherdani pas golave e kryqëzuan duart dhe bënë simbolin e shqiponjës midis Rusisë.

Kjo i pat hallakatur serbët dhe rusët, transmeton Ballkani.info.

Me dy golat e kosovarëve, Zvicra pati mposhtur 2-1 Serbinë në ndeshjen e dytë në Botëror.

Edhe pse Serbia shënoi që në minutën e 5, Zvicra gjeti forca dhe me dy lojtarët kosovarë arriti të përmbysë gjithçka në këtë ndeshje.

Pas golave dhe shqiponjës, mediat serbe ishin çmendur fare.

Për ta rikujtuar edhe një herë këtë moment historik, dëgjojeni dhe shijojeni komentimin e Andin Lokajt për golin e Shaqirit, në minutën e 90-të: