Tare e dëshiron një tjetër shqiptar te Lazio

Gjatë ditës së djeshme, Lazio dhe Chievo janë ulur në tavolinë për të biseduar mbi disa futbollistë, mes tyre Soan Kiyine, të cilit i skadon kontrata me verdheblutë dhe pritet të vishet me fanellën bardhekaltër, për t’u huazuar më pas te Salernitana.

Por, sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, një tjetër emër ka qenë në “menunë” të diskutimeve.

Bëhet fjalë për futbollistin e ri shqiptar, pjesë e U-21, Angelo Ndrecka, mbrojtës i majtë që i pëlqen shumë Igli Tares.