Rusët kanë shtrirë propagandën e luftës në të gjithë sektorët, madje nuk kanë kursyer as fëmijët.
Në internet kanë qarkulluar foto dhe video të një kopshti rus me fëmijë të veshur me uniforma ushtarake apo të pajisur me tanke dhe avionë luftarakë prej kartoni.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se fëmijët parakaluan me mësueset e tyre në oborrin e kopshtit, në kuadër të Ditës së Fitores në Moskë , por nuk dihet se në cilën zonë të Rusisë.

Mes tyre bie në sy një djalë i vogël, i cili, në fakt, drejton grupin e tij dhe që është i veshur si një tank rus me simbolin e bardhë “Z” në pjesën e përparme – një tipar i zakonshëm i automjeteve ushtarake të Moskës të përfshira në luftën në Ukrainë.

Në të njëjtën mënyrë janë mësuesit e tyre, të cilët veshin uniforma të ngjashme ushtarake sovjetike.

Максимально €6@HyTbI€. А потом будут выть в тик-токе: "верните моего сына, хотя бы тело…". pic.twitter.com/B4dsk1ECQ8

— Aliev Eldar (@aliev_aliev) May 8, 2022