Tallet pak Nushi i PSD’së: Djali i axhës Haxhi Avdylit do t’i argëtojë të moshuarit te “1 Tetori’

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, përmes një postimi ka reaguar pas tollovisë që është krijuar te salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Nushi ka vendosur të tallet me djalin e axhës së deputetit, Haxhi Avdyli, i cili para pak ditësh është raportuar se është emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka thënë se djali i axhës së Avdylit, është paraqitur te salla “1 Tetori” që t’i argëtojë me muzikë të lehtë qytetarët që po presin me orë të tëra.

Postimi i plotë:

E FUNDIT:

Djali i axhes se Haxhi Avdylit, i sapo rehatuar si ekspert ne Ministrine e Shendetesise, eshte paraqitur te salla 1 Tetori qe t’i argetoje me muzike te lehte qytetaret qe po presin me ore te tera.

#respekt