Dinamo Zagreb ka barazuar 1-1 me Legia Warszawan në ndeshjen e parë kualifikuese për Champions League.
Në këtë mbrëmje, heroi i Legias është shpallur talenti shqiptar, Ernest Muci.
Ai ka shënuar një gol të bukur në minutën e 82-të, gol që i siguroi një barazim të madh Legias në ndeshjen e parë në Zagreb dhe tani do të jetë shumë më ndryshe në sfidën e kthimit në shtëpi.
Derisa golin për vendasit e kishte shënuar Bruno Petkovic në minutën e 60-të.
Legia dhe Dinamo do të përballen sërish javën e ardhshme.







