Betim Lumi

Talenti kosovar ftohet në ekipin e parë të Kukësit për turneun në Turqi

Talenti i Kosovës, Betim Lumi, është ftuar në ekipin e parë të Kukësit në një turne në Turqi.

18-vjeçari po stërvitet me ekipin e parë, pas edicionit ku pati disa paraqitje, ndërsa tani synon të bindë edhe më shumë trajnerin.

Kukësi më 9 janar dhe 11 janar luan ndaj Basaksehirit dhe Rostovit, ndërsa Lumi synon që të bindë trajnerin për të pasur më shumë minuta në pjesën e mbetur të kampionatit në Shqipëri.