Talenti kosovar, Blendi Idrizi, shënon golin e parë për Schalken VIDEO

Pas debutimit të papritur në ndeshjen ndaj Herthas, Blendi Idrizi ka arritur ta shënojë golin e parë me fanellën e Schalkes në sfidën kundër Frankfurtit, e cila po zhvillohet aktualisht.

Idrizi gjeti rrjetën në minutën e 52-të pas asistimit të Huntelaar, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Rezultati i ndeshjes ishte 4:3 në favor të Schalkes.