Talenti i Real Madridit mbetet te Sociedadi

Mesfushori Martin Odegaard ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Sociedad, pavarësisht interesimit të skuadrave si Real Madrid, Manchester United e Manchester Cityt ditëve të fundit.

20-vjeçari ka insistuar se do të jetë pjesë e Sociedadit deri në verën e vitit 2021, kur edhe i skadon kontrata e huazimit nga Real Madridi.

Ai te Sociedadi u huazua para fillimit të këtij edicioni për dy vjet, pasi klubi bask mori përsipër t’i paguajë pagën vjetore prej dy milionë eurosh.

“Synimi im është të luaj dy vjet te Sociedadi, pasi këtu po ndihem mirë. Nuk e kam ndërmend të largohem dhe do të jem pjesë e klubit edhe edicionin tjetër”, ka thënë Odegaard, që ka shënuar dy gola e ka dhënë dy asistime këtë edicion në La Liga.

loading…