Ismet Sinani ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
Këtë e konfirmoi trajneri i përfaqësueses U-21 të “Dardanëve”, Rafet Prekazi, i cili publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të luajnë kundër Turkmenistanit dhe Maltës, më 24 dhe 16 mars në Turqi.

Sulmuesi 19-vjeçar ndiqej prej kohësh nga Shqipëria dhe trajneri i ekipit U-21, Alban Bushi pati deklaruar më parë se talenti i kishte thënë se do të vishte fanellën kuqezi, por kur erdhi koha për t’u grumbulluar nuk i ngriti telefonin.
Kujtojmë që lojtari ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 më parë, nën drejtimin e Erjon Bogdanit.
Aktualisht Sinani luan me Juve Stabia në Serie C, aty ku Milani e ka huazuar për të fituar më shumë eksperiencë.







