Talebanët vrasin policen 8-muajshe shtatzënë, të afërmit: E ekzekutuan në sy të fëmijëve

Talebanët akuzohen se kanë vrarë një oficere policie shtatzëne. Lajmi është konfirmuar për BBC, nga të afërm të viktimës. Gruaja e identifikuar si Banu Negar, është ekzekutuar në derë të shtëpisë, për më tepër në sy të fëmijëve.

Kjo vrasje vjen në një moment kur në Afganistan janë rritur raportimet për dhunën ndaj grave. BBC shkruan talebanët kanë deklaruar se do të nisin një hetim lidhur me këtë ngjarje.

Detajet e incidentit janë ende të paqarta pasi shumë në Firozkoh kanë frikë nga ndëshkimi nëse flasin. Të afërmit treguan imazhe grafike që tregonin gjak të spërkatur në një mur në cep të një dhome dhe një trup, me fytyrë të shpërfytyruar rëndë.

Familja thotë se Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muaj shtatzënë.