Mali i Zi

Takimin e parë si kryeministër Spajiq e zhvillon me Von der Leyen: Detyra kryesore, përmbushja e premtimeve

Takimin e parë si Kryeministër i Malit të Zi, Milojko Spajiq, e ka zhvilluar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Spajiç, i cili u zgjodh dhe mori detyrën e kryeministrit këtë të marte, në takimin me Von der Leyen ka thënë se primare për qeverinë e tij do të jetë përmbushja e premtimeve të dhëna.

“Detyra jonë më e rëndësishme është përmbushja e premtimeve që u bëmë qytetarëve të Malit të Zi. Ajo ka një qeveri evropiane dhe një shumicë të qëndrueshme politike që do të kontribuojë në mbylljen e kapitujve më të rëndësishëm të negociatave dhe do të përshpejtojë reformat e nevojshme”, shkroi Spajiq në Facebook.