Takimi i parë Mustafa – Kurti pas rënies së qeverisë, a do të merren vesh për koalicion parazgjedhor?

Në kohën kur po flitet për shpërndarje të Kuvendit e zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK dhe Vetëvendosje, janë duke dhënë edhe shenjat e para për një bashkëpunim parazgjedhor. Sot në takim janë parë krerët e dy partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, në një prej restoranteve të Prishtinës.

Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Në këto qaste, një takim po mbahet me dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorante e kryeqytetit.

Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

loading…