Imer Zeqiri

Takimi i Kurtit me Policinë: Zeqiri i Sindikatës thotë se nuk është caktuar ende data

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se ende nuk ka një ditë të caktuar për takimin me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i paralajmëruar për këtë javë.

Ndonëse pret që të ketë rezultate nga takimi, ai thonë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e policëve do të veprojnë si Sindikatë varësisht se si u kërkohet.

Ai me tej shtoi se të gjithë policët janë të pakënaqur dhe se kërkesat e tyre janë të ligjshme e të kamotshme.

“Kryeministri sipas informatave që kam unë e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa i përket kërkesave jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtaret e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur prandaj kërkesat tona janë për të gjithë pjesëtarët”.

https://www.youtube.com/watch?v=j-WvUZ7gSng

“Po mendojë mbasi vetë kryeministri ka reflektuar në këtë rast për një takim shpresojë që do të këtë mirëkuptim në kërkesat tona, në rast së kërkesat nuk realizohen definitivisht edhe ne si Sindikatë jemi të detyruar të veprojmë bazë kërkesave të Policisë varësisht cilat do të dalin ato”.

Ai theksoi edhe faktin që ata ende nuk e kanë pranuar shtesat për siguri si edhe theksoi rëndësinë e kërkesave që sipas tij, mbetën të njëjta siç janë pagesa e shujtës, udhëtimi larg vendbanimit ose të iu sigurohet transport.

“Nëse fillojmë më shtesën e rrezikshmërisë, e cila na doli pas implementimit të ligjit të pagave të cilën ende nuk jemi duke e pranuar dhe propozimi që doli nga kryeministri dhe të gjithë shprehën pa kënaqësi për atë nivel të ultë të shtesave për siguri, dhe kemi edhe kërkesa të tjera që i kemi pasur të kahershme dhe viteve të më pashme, siç është sigurimi shëndetësore dhe jetësore, Ligji për pensionim në moshën 55 vjeç, pagesa e shujtës, udhëtimi larg vendbanimit ose të iu sigurohet transport zyrtarë policorë ose t’iu paguhet”.

Ndër të tjera Zeqiri, theksoi po ashtu që prej momentit që ka filluar implementimi i Ligjit të Pagave në muaji shkurt, shtesa janë ndalur të gjitha, raporton EO.

“Ne kemi shprehur pa kënaqësi në momentin që është bërë implementimi i Ligjit pagave në muaji  shkurt, ato shtesa të cilat i kemi pranuar gati çdo herë janë ndalur të gjitha, këtu ka qenë ajo pakënaqësi pse të ndalën këto shtesa, shtesat për punë shtesat për rrezikshmërinë, dhe pas implementimin të Ligjit të pagave si sindikatë nuk kemi kërkuar më shumë por të jenë ato që kanë qenë, kanë qenë shtesa në shtatë nivele, duke filluar nga niveli më i ultë, 105 euro dhe deri të niveli më i lartë 215 euro, ose 25% deri në 50% të pagës bazë, kështu që kjo është ajo arsyeja pse janë shprehë pa kënaqësitë dhe pse janë të ultë, sipas propozimit janë shumë të ultë sepse ato janë zbrite më shumë së 50% të secili kategori e shtesës për rrezikshmëri, dhe në realitet duke vlerësuar së puna në polici është një punë, stresuese është edhe mjaftë sfiduese, për shëndetin dhe jetë”.