Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me bashkatdhetarë, duke theksuar rolin e madh që futbolli luan në bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.
Gjatë këtij takimi, Ademi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të diasporës për futbollin kosovar dhe nënvizoi se lidhja mes sportit dhe identitetit kombëtar është më e fortë se kurrë. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe uniteti janë çelësi për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Futbolli është një nga urat e fuqishme që na bashkon me bashkatdhetarët tanë kudo në botë.
Bashkëpunimi me strukturat sportive të atjeshme është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e futbollit, por njëherësh edhe për afrimin e mëtejshëm të diasporës me atdheun.
Në këtë kuadër, sot prita në takim kryetarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ), Afrim Osmanaj, së bashku me nënkryetarët Enver Muzliukaj dhe Mustaf Bellaina.
Në takim diskutuam për organizimin dhe mbarëvajtjen e garave të futbollit në diasporë, si dhe për organizimin e Kupës së Kosovës për diasporën.
Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për ta mbajtur lidhjen me atdheun sa më afër, kudo që jetojnë bashkatdhetarët tanë.







