Tahiri: Veseli nuk do të fus në listë për deputetë njerëz me aktakuza

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kadri Veseli nuk do t’i fus në listë deputetët me aktakuza.

Ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri, thotë se në listën për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ketë vend për njerëz me aktakuza.

Tahiri këtë zotim të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që e ka thënë disa herë e tha në RTV Dukagjini para analistëve.

Edhe Tahiri sikurse Idrizi tha se PDK e ka dëshmuar se është e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

loading…



Chat conversation end
Type a message.