Besnik Tahiri, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 2 në listë, ka kujtuar kontributin e Qeverisë Haradinaj në forcimin e rolit të Prishtinës si Kryeqytet.
Në një postim publik, Tahiri ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj i dha Prishtinës statusin e Kryeqytetit përmes miratimit të Ligjit për Kryeqytetin, si dhe ua ktheu qytetarëve Pallatin e Rinisë, duke e vënë atë në shërbim të klubeve sportive dhe organizatave artistike.
“Sot, kërkoj besimin e qytetarëve të Prishtinës, sepse kemi qëndruar pas fjalës sonë, me vendime e vepra,” ka deklaruar Tahiri.
Ai ka theksuar se angazhimi i AAK-së ka qenë gjithmonë i bazuar në veprime konkrete dhe në përmbushjen e zotimeve ndaj qytetarëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre për të vazhduar me projekte në interes të Kryeqytetit dhe vendit.







