Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancën plenare. PDK thotë se nuk e di se me cilin skandal t’ia fillojë debatit së pari.

Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Sa herë shpërthejnë skandalet, këtu mazhoranca del flet për Rusinë, Serbinë, Radojçiqin, për sulme të mundshme.

Skandalet janë aq të mëdha, sa që vërtet është problem kah me fillu, a me folë për Gani Jakupin i ofron një pagë një këshilltari prej 7500 euro.

Apo me folë për sulme me armë të gjata, me të cilat ballafaqohet policia e Kosovës, pa mbështetjen e kësaj qeverie, apo me folë për djegien e IML-së dhe ku ende nuk dihen dëmet nga djeia apo me folë për dështimin e regjistrimit të popllsisë.

Me ardhjen e VV-së në pushtet, kishte përpjekje për zjarrvënie në IML.

Pastaj humbën mostrat e Rastit Dehari dhe tani ballafaqohemi me djegien në IML dhe ende nuk e kemi të qartë se çfarë dëmësh janë shkaktuar.

A është e vërtetë që mbetjet mortore të heroit tonë Isa Boletini, janë djegur.

A është e vërtetë që mustaqet e komandatit legjenedar Adem Jashari, janë djegur?

Dhe asnjëherë nuk e kemi pasë të qartë se cka ndodhi me humbjen e mostrave të rastit Dehari”, tha ai.