Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk jemi të njoftuar për asnjë pikë të programit për këtë kryeministër që po vjen (Albin Kurti).
Ai nuk ka konfirmuar nëse do të qëndrojnë derisa të përfundojë kur të votohet Qeveria e Kosovës, derisa thotë se kur të votohet presidenti, PDK-ja do të jetë kategorike në mos prezencën në Kuvend, shkruan Ballkani.info.
“Nuk do të jemi kontribues në asnjë variant për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente” , tha Tahiri
Tahiri: Nuk dihet a qëndrojmë deri në fund kur të votohet qeveria, Vjosës nuk e votojmë







