Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas komenteve të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmendi edhe çështjen e marrëveshjes Kosovë–Serbi në kontekstin e zhvillimeve globale.

Tahiri tha mes tjerash se ky mesazh nuk duhet të neglizhohet, pasi vjen në një moment të ndjeshëm për politikën ndërkombëtare.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Ta lexojmë me kujdes mesazhin e Presidentit Trump

Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë.

Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika:

1. Liria e Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim “deal” që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar.

2. Është koha për përfaqësim të dinjitetshëm, serioz e t’menqur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrzave të ngushta partiake e personale.

3. Vendimet për të ardhmen e 🇽🇰 nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence.

Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!