Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka folur pas dështimit të seancës së 27-të për konstituimin e Kuvendit, ku ka fajësuar VV’në për ngërçin politik të krijuar në vend.

Sipas Tahirit, sjellja e VV është e papranueshme, ngase nuk po heqin dorë nga kandidatja e tyre e cila s’po kalon.

“Po vazhdon kryeneçësia e VV’së në këtë rast. Nuk po heqin dorë nga kandidati. Edhe pse ju kemi ofruar një bashkëpunim që ta konstituojmë Kuvendin me një nga emrat e tjerë. Por, si barrikadë kanë vendosë një grua që fillimisht po e dëmtojnë edhe më shumë reputacionin e saj. Mendoj se është sjellje e tyre e papranueshme edhe ndaj votuesve të tyre“, tha ndër të tjera Tahiri.