AAK

Tahiri: Kaq euro i bie që rriten pagat për nëpunësit publik, qeveria po mashtron

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës po tallet me punëtorët e sektorit publik. Sipas tij, me buxhetin e ri, i bie që të ketë ngritje të koeficientit për pesë euro. Tahiri thotë se një kategorie të made i bie që të kenë 30 deri në 80 euro të hyra mujore më shumë.

Sipas tij, duke e ditur shkallën e inflacionit, kjo rritje është “mshtrim”.

“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: