Tahiri: Intervenimi në shoqatën e veteranëve të UÇK -së, është i gabuar dhe i nxituar

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare.
Zëvendëskryeminstri, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij para deputetëve ka folur në lidhje me bastisjen në OVL- UÇK, ai tha se forma dhe mënyra pa asnjë dyshim është e gabuar, e nxituar.

“Faleminderit kryesuese, faleminderit deputet Syla, mirëpo u ngritën edhe disa çështje të tjera nga deputet të tjerë gjatë diskutimit të mëhershëm e që lidhet me intervenimin me shoqatave e UCK-së. Ajo që dua të them është intervenimi në shoqatën e veteranëve të UCK-së, forma dhe mënyra pa asnjë dyshim është e gabuar, e nxituar dhe në fakt për bindjen time nuk kontribuon në stabilitetin në vend. Ajo që dihet është që edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla veteranët e UCK-së, janë lajmëruar vullnetarisht para drejtësisë. Kërkojë nga organet e drejtësisë që të respektojnë të drejtat e njeriut, t’i respektojnë vlerat në këtë temë. Drejtësia ndërkombëtare, e ka vendin e vet e tillë duhet të trajtohet, ashtu si për ne historia e ka vendin e vet, andaj kërkojmë që në këtë temë të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

Ndryshe, sot kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

https://www.facebook.com/1381135555515694/posts/2392545864374653/?vh=e&extid=oWDiYBW13d2d7qvv&d=n