Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka thënë shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit se një komision i incizuar nga PDK-ja ua ka dërguar në burg një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.
Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Një komision ua ka dërguar një zyrtar të lartë në burg, edhe ky i dyti do ta çojë dikë në burg”, ka thënë deputeti Tahiri.
Tahiri ka thënë kështu duke iu referuar kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili muaj më parë është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.
@ballkani.info Përplasje në Kuvend për çmimin e rrymës. Kusari i thotë PDK-së pse nuk e dërguat në Kushtetuese. Abelard Tahiri i përgjigjet “Një zyrtar të lartë ja ua ka dërgu në burgë, te shohim tash kë”. #rryma #albinkurti #abelardtahiri #lvv #pdk #bigbrother ♬ original sound – Ballkani.info
BONUS VIDEO: Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e rrymës







