Tahiri: Braathu ka kontribuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike

Zëvendëskryeministri i Kosovës,  Besnik Tahiri, ka falënderuar ambasadorin Jan Braathu, për shërbimin e tij në Kosovë në krye të OSBE-së.

Tahiri në një konferencë  shtypi tha se Baraathu do të mbetet një ndër miqtë dhe diplomatët që ka shërbyer pa asnjë kursim në Kosovë.

“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe ndër diplomatët që ka ndihmuar pa asnjë kursim  në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, forcimin e partneritetit ndërkombëtar dhe shtyrjen e dialogut me komunitet”, ka thënë Tahiri.

Ai i ka uruar për misionin e ri ambasadorit Braathu si shef i OSBE-së në Serbi.