Deputeti i PDK-së

Tahiri: Bordi i KPMM-së i përkrahur nga Kurti ka shkaktuar 9 milionë euro dëm

Në Kuvend po diskutohet për shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarëve të Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky bord që “është pëkrahur nga kryeministri Kurti dhe është përkrahur në Kuvend” ka shkaktuar “rreth 9 milionë euro dëm”.

Tahiri tha se minatorët e Trepçës po injorohen. Ai tha se “ky kuvend duhet ta miratojë një rezulotë për të kërkuar miratimin e kërkesave të minatorëve”.

“Ne si grup parlamentar, besoj të mbështetur nga opozita, nëse vazhdojnë të injorohen (minatorët), javën e ardhshme do ta ftojmë një seancë të jashtëzakonshme për Trepçën”, tha ai.

Ndërsa deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se “hajni të mëdha që Trepçën e kanë çu drejt kolapsit”.

“Kjo dëshmon që ky Kuvend ka problem serioz me i përceptu problemet që i ka shoqëria jonë”, tha ai.