Tahir Lushtaku dorëhiqet nga detyra e trajnerit te Drenica

Sezoni pranveror do të sjellë ndryshime te Drenica, në veçanti në bankinë.

Skuadra nga Skënderaj ka njoftuar se trajneri Tahir Lushtaku me një letër drejtuar klubit, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme.

Arsyet e dorëheqjes së Lushtakut thuhet të jenë personale.

Letrën e dorëheqjes së Lushtakut:

Para pak qastesh klubi është njoftuar për dorëheqjen e kryetrajnerit të deritanishëm Tahir Lushtakut, në letrën dërguar klubit nga Lushtaku, shkruhet:

“Qe nga sonte me nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj doreheqje të parevokueshme nga klubi.

Aryset e largimit tim nuk kanë të bejne me kryesinë e zgjedhur sonte, e aq me pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra – Bekteshi, te ciles i kerkoj falje dhe me vjen keq qe nuk do të jemi bashk ne stinorin pranveror.

Falenderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmerinë për kontribut për klubin, si dhe ifalenderoj kryesitë e viteve paraprake , njekohesisht e falenderoj ish-kryetarin, Ragip Veseli, dhe disa donatorë ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Dhe një kohësisht falenderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ si dhe nengrupin (L2Boys). Gjithashtu falenderim per qytetaret e Skenderajt, për perkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe.

I uroj klubit, suksese dhe të gjitha të mirat në stinorin pranveror.

Shpresoj që Drenica të jetë kjo që ishte e edhe me e suksesshme dhe të mbetet pjesë e elites, që për mua kjo është më e rendesishmja”, përfundoi Lushtaku.

KF Drenica pas 17 xhirove renditet në vendin e gjashtë në Superligë me 24 pikë, pesë më shumë se Flamurtari, që zë pozitën e 9, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Parë.