trajneri i Llapit

Tahir Batatina në procedurë disiplinore, dënohet Faruk Statovci

Ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, të martën është hapur procedurë disiplinore. Vendimin e mori Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas vendimit, pas ndeshjes me Dukagjinin, në një tollovi të krijuar, Batatina ka bërë fyerje në baza racore. Ndërkohë ka bërë akuza publike ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Prej Batatinës është kërkuar deklaratë shtesë.

Procedurë disiplinore është iniciuar edhe ndaj Jeton Gashit, kryetar të KF Ulpiana. Ai do të hetohet për “shpifje dhe mashtrim të opinionit për deklaratën se ‘kë duan e fusin dhe kë duan e largojnë nga liga’”. Këtë akuzë Gashi e ka bërë ndaj FFK-së.

Ndërkohë trajneri i Phoenixit, Faruk Statovci, është dënuar me mosushtrim të detyrës në dy ndeshje për ndëshkim me karton të kuq në takimin ndaj Trepçës. Ai ishte ndëshkuar për reagim josportiv ndaj gjyqtarit.

Klubi Prishtina është gjobitur me 1200 euro.