Tahir Ahmeti: Të filloj urgjentisht dialogu mes menaxhmetit dhe sindikatës së Aeroportit

Njohësi i çështjeve emergjente, Tahir Ahmeti ka kërkuar që urgjentisht të filloj dialogu mes Menaxhmentit të Aeroportit dhe Sindikatës së Pavarur Greva e punëtorëve të aeroportit.

Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se greva e punëtorë është e drejtë.

Ai gjithashtu ka shtuar se është gabim të injorohet Sindikata e Pavarur e aeroportit të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Urgjentisht të fillojë dialogu mes Menaxhmentit të Aeroportit dhe Sindikatës së Pavarur

Greva e punëtorëve të aeroportit, e thirrur nga Sindikata e Pavarur është plotësisht e drejtë dhe legjitime.
Në bazë të ligjit mbi grevat, punëtorit nuk mund t’i ndalohet e drejta për grevë, as të përdoret masa e ndëshkimit për të përfunduar grevën, gjithashtu për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës.
Ligji mbi grevat ka për qëllim njohjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave për organizimin dhe pjesëmarrjen e të punësuarve në grevë, sipas ligjeve të aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare.

Dialogu social në mes të Menaxhmentit të Aeroportit dhe Sindikatës së Pavarur që përfaqëson shumicën e punëtorëve (ndoshta do ishte mirë që në këtë fazë të kyqet edhe Minstria e Infrastrukturës, si një lloj ndërmjetësuesi) duhet sa më parë të fillojë, e gjithë kjo në favor të një marrëveshjeje të pranuar nga të dyja palët dhe në mënyrë që puna t’i kthehet normalitetit dhe të mos maltretohen më shumë qytetarët të cilët përdorin transportin ajror.
Është gabim i madh të injorohet plotësisht Sindikata e Pavarur dhe të injorohen në këtë mënyrë kërkesat e parashtruara të
punëtorëve.