Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar kampin e kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e “play-offit” për Kupën e Botës 2026.
Ai i ofroi mbështetjen e tij para kësaj sfide historike përballë Turqisë.
Fillimisht, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurtin, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.







