Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, e ka mirëpritur shpalljen e Qeverisë së Kosovës për pozitën e Drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të kryeministrisë.
Szunyog ka thënë se shpreson për një numër të madh kandidatësh dhe një proces të bazuar në merita.
“I lumtur që mësova më në fund është publikuar thirrja për Drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit. Shpresojmë për një numër të madh kandidatësh dhe proces transparent dhe të bazuar në merita”, ka shkruar ai.

“Drejtori është i rëndësishëm për këshillimin e Kryeministrit për çështjet që prekin të gjitha komunitetet joshumicë, monitorimin e zbatimit të politikave dhe ligjeve që i prekin ato dhe adresimin e nevojave të tyre praktike”, ka shtuar tutje.
Si lajm të mirë e ka konsideruar edhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Ai ka thënë se kjo Zyrë ka një rol vendimtar në përkrahjen interesave dhe mirëqenies së komuniteteve pakicë në Kosovë
“Lajm i mirë që tashmë është shpallur posti i rëndësishëm i Drejtorit për Çështje të Komuniteteve në #ZKM. Ky është një rol vendimtar për mbështetjen e interesave dhe mirëqenies së komuniteteve joshumicë në mbarë Kosovën”, ka shkruar Davenport.
Good news that the important post of Director of Community Affairs at #OPM has now been advertised. This a crucial role for supporting non-majority communities’ interests & welfare across #Kosovo
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) January 27, 2024
VIDEO BONUS: Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të përkthehet në ngadalësim të procesit të integrimit







