“Sytë po të kallxojnë që je me koronavirus” – Ganimete Musliu tallet me Armend Zemajn

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka thënë dje dje një deputeti të Lëvizje Vetëvendosje se po vërhet në sy që është i infektuar me virusin Covid 19.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Zemajn, duke thënë se është një arrirë e madhe e tij që po arrijë t’i diagnostikojë të infektuarit vetëm me shikim, pa pasur nevojë për test.

“Dua ta përshëndes një arritje superiore të ministrin Armend Zemaj, i cili ka arritur t’i identifikojë pacientet me koronavirus, pa pasur nevojë të bëhet testi. Është për t’u përshëndetur në thojza”, ka thënë Musliu.

Zemaj dje u tha deputetëve të VV’së se nëse mbyllet seanca, do t’i nxjerrë emrat e deputetëve që janë me Covid 19.

“Më e keqja që ka ndodh ka ndodh që nga data 12 qershor. Mbyllni seancën për publikun jua lexoj emrat e aktivistëve e familjarëve që jeni të semurë me COVID-19. Shkoni boni testet! Ecni ren me i bo testet! Pse po ikni? Po ti je me simptoma, në sy vërehesh, sytë të kallxojnë që je me COVID-19”, ka thënë ai.