Sylvinho shkruan shqip, tekniku brazilian ka një mesazh për të gjithë

Në këto dy ndeshje të cilat ishin të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria arriti të marrë 6 pikë dhe kështu renditet në vendin e dytë në grup. Fitorja 2-0 ndaj Moldavisë dhe 1-3 ndaj Ishujve Faroe, kanë bërë që tifozët dhe kombëtarja të besojë për ëndrrën e madhe të Europianit.

Ndërkohë, Sylvinho ka bërë një postim në Instagram duke i dedikuar një status kombëtares. Tekniku brazilian e ka shkruar këtë mesazh në portugalisht dhe në shqip.

Statusi i Sylvinho:

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.

Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.

Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatë Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mië për ndeshjen e dytë.

Ecim përpara. Forca Shqipëri”.