Sylisufaj: Fanella është shumë e rëndësishme për mua

Edi Sylisufaj shpreson që së shpejti ta gjejë golin e parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti i ri, që zhvillon karrierën në Suedi, ka zhvilluar dy ndeshjet e para me U-21 e Kosovës.

Ai sot ndaj Andorrës pati raste shënimi, por nuk arriti ta gjejë golin.

“Shpresoj se do të shënoj në ndeshjet e ardhshme. I pata dy raste të mira, por nuk pata fat. Fanella është me shumë rëndësi për mua. Është shumë e vlefshme që luaj për Kosovën. Shpresoj se do të luaj edhe në dy ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Sylisufaj