Sylë Tahirsylajt i hakohet Facebook-u, kërkohen para në emër të tij

Meteorologut të njohur në Kosovë, Sylë Tahirsylaj, i është hakuar llogaria në Facebook.

Për këtë gjë ka njoftuar vajza e tij, Donika Tahirsylaj.

Si duket, dikush në emër të meteorologut, ka njoftuar se ai është i hospitalizuar, gjë që sipas vajzës së tij nuk është e vërtetë.

Hakuesit e llogarisë kanë kërkuar para në emër të tij.

Ajo ka shkruar:

Të nderuar familjare, miq…

Ju njoftojmë se babai jone Sylë Tahirsylaj eshte shendoshe e mire dhe nuk eshte i hospitalizuar në spital .

Keni kujdes mos bini preh e matrapazeve te cilet po kerkojne te holla ne emer te familjes per sherimin e babait tonë.

Passëordi i facebook-ut ju eshte thyer dhe keqbërësit po e keqpërdorin emrin e tij duke kerkuar te holla ne emer te tij dhe familjes!

Keni kujdes që të mos bini preh e këtyre matrapazëve!

Ju faleminderit per mirëkuptim, profili i facebook-ut te Sylë Tahirsylaj tash për tash është i bllokuar!