Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka thënë se është marrëzi politika e Kurtit për shtrirjen e sovranitetit në veri.
Syla ka komentuar deklaratën e Kurtit se ‘kufiri i lirisë është marrëzia’.
“Kufiri i lirisë është marrëzia”, e citoi dikë Kryeministri Kurti mbrëmë pas sulmit terrorist në Ibër. Albin, gabim e ke kuptuar këtë citim. Marrëzia është aty ku ti ke menduar që është kufiri. Kur je ti gabim, nuk është marrëzi me të treguar. Është marrëzi politika jote e shtrirjes së sovranitetit dhe ti tashmë e di për këtë”, ka thënë Syla.
Reagimi i plotë:
“Kufiri i lirisë është marrëzia”, e citoi dikë Kryeministri Kurti mbrëmë pas sulmit terrorist në Ibër.
Albin, gabim e ke kuptuar këtë citim.
Marrëzia është aty ku ti ke menduar që është kufiri. Kur je ti gabim, nuk është marrëzi me të treguar. Është marrëzi politika jote e shtrirjes së sovranitetit dhe ti tashmë e di për këtë.
Albin ,marrëzi është politika jote e jashtme, pastër anti-amerikane dhe kundër aleatëve tonë të tjerë. Është marrëzi propaganda jote e brendshme për sukseset e tua.
Është marrëzi fjala jote se kemi zhvillim ekonomik 6.2%.
Është marrëzi me thënë që diaspora po kthehet sepse kemi zhvillim ekonomik.
Është super marrëzi me thënë që kush është kundër VV-së është me Vuçiqin.
Është marrëzi që zagarët si Bajqinovci, Dimali, Gola po ua gjuajnë në qafë luftëtarëve të lirisë që trupin ende e kanë me plumba e oborrin me varre të heronjve.
Albin, po e përmbylli me një citim sikur ti: “Një njeri mund ta mashtrosh tërë jetën, njëherë mund ta mashtrosh edhe tërë popullin. Por kurrë nuk mundesh me mashtru tërë popullin tërë jetën”.







