Syla “godet” Kurtin: E hoqe tarifën e u zgërdhive me Bernabiqin. Shih kush po na mban moral politik

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Kurti kishte deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është e papranueshme dhe kjo ka nxitur reagimin e deputetit.

Syla i ka numëruar disa veprime të Kurtit nga të cilat ka përfituar Serbia, duke thënë se ai s’mund të mbajë moral politik.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Shih kush po mban moral politik. Ja hoqi tarifën Serbisë. U zgërdhi me Berbaniçin. Pranoi dhurata ( testet ) prej Serbisë. Ju dha 10 milion € serbëve të Veriut për rrymë.Na solli Putinin në Pejë. Lejove mbi 150 mjekë ( UDB) me hy ne Kosovë sikur në bahçe të babës, e vazhdon me fol për patriotizëm. U pa patriotizmi yt z.Kurti.