Syla: Albin Kurti po don tash me shku nëpër mahalla me pyet, ku e ke marrë këtë zinxhir, ku i ke ble këto patika

Gazetari Valon Syla ka komentuar ligjin për konfiskim të pasurisë së paligjshme që po propozohet nga Qeveria Kurti.

“E ki rastin e Hashim Rexhepit të BQK-së, e arrestuan njerin dhe pas dy vitesh e shpallën të pafajshëm, çka kanë bërë? Ia humbën njerit karrierën dhe në fund asgjë. E njëjtë është kjo çfarë po mundohet të bëjë Albini. Albini po don tash me shku nëpër mahalla me pyet ku e ke marrë këtë zinxhir? Ku i ke ble këto patika?”, tha ai në T7.

Syla ka thënë se ky ligj po bëhet nga Albin Kurti për të frikësuar kundërshtarët dhe të ‘kthejë personat e caktuar nga vetja’.