Syla: Albin Kurti dhe Mimoza Kusari Lila gënjyen dje, e sot po ua paguajnë faturat serbëve

Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka folur për pagesën e energjisë elektrike në veriun e vendit. Sipas tij, kjo pagesë tregon sovranitetin e Kosovës mbi atë territor.

Sipas Sylës, në momentin që Kosova nuk e siguron energjinë në veri, heq dorë nga sovraniteti territorial në atë pjesë të Kosovës.

Syla gjithashtu tha se Kosova duhet t’i flaë energji elektrike serbëve në atë pjesë, përndryshe Serbia do ua fal atyre para Kosovës, me qëllim për ta kontrolluar vendin.

E sipas tij, problemi qëndron tek kryeministri Kurti dhe Mimoza Kusari që sipas tij, dje shanë dhe gënjyen, e sot po paguajnë faturat e serbëve.Reklamë

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Sylës:

Pagesa e Energjisë në Veri, tregon sovranitetin mbi atë territor. Kosova s’ka çare pa e rujtë atë pjesë nga plaçka ekonomike e energjetike serbe. Në momentin që Kosova nuk e siguron energjinë për Veri, hjek dorë nga sovraniteti teritorial në atë pjesë të Kosovës.

Në fakt, krejtë shtirren se janë kundër korrigjimit të kufijve, kundër pageses sê energjisë për serbet në veri. Kjo punë zgjidhet në bisedime. Ose ja u paguan energjinë serbëve në veri… ose e shkëput atë pjesë nga humbjet qoftë financiare, energjetike dhe politike.

Kosovocentrizmi në botën e energjetikës nënkupton se pjesa shqiptare, duhet të ja falë energjinë serbëve, se përndryshe, Serbia ja fal në vend të neve, para neve, me qëllim për ta kontrolluar territorin.

Problemi qëndron te palaqot politike si Albin Kurti dhe Mimoza Kusari që rrejtën dhe shajtën deri dje, e tash pe pagujanë faturën e serbit.

Ma mirë është të ndahen llogaritë. Pse me vdek dikush në Veri, po thotë Kusarka. Pse ne me ja pagu rrymën serbit? Tregoje të vërtetën. Sa po na kushton lobimi anti korrigjim i kufinit? Anti demarkacion me Serbi? Anti çdo mendimi racional. Dhe pse pe mbroni një serb 3 fish ma shumë se 1 shqiptar. Ata janë vetëm 45 mijë banorë, të cilët Kosovën dhe zhvillimin po e mbajnë peng.

Paguni. Ose këputni harxhimet. Çka do të vendosnit në këtë rast në kompaninë tuaj? Në shtëpinë tuaj? Deri kur kopalla.

Fundja nê letrën e fundit të Biden derguar V. Osmanit, energjetika është pjesë e rëndësishme e proceseve të përfubdimit të shtetësist dhe njohjes së Kosovës ndërkombtarisht. Pse?

Se kifle dhe tomël me taz êshtë oferta, e popullit të Albin Kurtit 50.3% dhe një pjesë të diasporës, që njihen si gërrnaça.