Suso i shënon supergol Etrit Berishës, ‘ngrin’ portieri kosovar! VIDEO

Milani ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj SPAL-it në ndeshjen e vlefshme për javën 10-të në Serie A.

Në minutën e 63’ ishte Suso i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit shqiptar, Etrit Berishës.

Gardiani i SPAL-it ngeli i ngrirë ndërsa Suso e dërgoi topin drejt rrjetës.