Surpriza në ‘Elbasan Arena’, Andorra i shënon Shqipërisë VIDEO

(I plotësuar) – Andorra ka befasuar Shqipërinë në “Elbasan Arena”.

Miqtë kanë barazuar shumë shpejt rezultatin 1-1 në përballjen ndaj kuqezinjve e parafundit për eliminatoret në “Euro 2020”.

Në minutën e 18’ ishte mbrojtësi Cristian Martinez Alejo që mposhti portierin e Shqipërisë, Etrit Berishën.

Vetëm 7 minuta lojë, shënohet goli i parë në sfidën Shqipëri – Andorra

Vetëm 7 minuta lojë i kanë mjaftuar Shqipërisë që të kalojë në avantazh 1-0 në sfidën kundër Andorras e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Ishte Bekim Balaj i cili gjen rrugën e rrjetës! Pas një harkimi të Roshit nga e djathta, sulmuesi shkodran godet saktë me kokë duke tundur rrjetën!

loading…