Arritja

Supertalenti kosovar, Leon Zeqiraj nënshkruan me Sampdorian

Njëri nga futbollistët tejet premtues te Kosova, Leon Zeqiraj ka bërë hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi i Kosovës U19 ka nënshkruar me Sampdorian.

Mbrojtësi që ishte pjesë e akademisë së Werder Bremen është prezantuar te skuadra e madhe italiane. Zeqiraj së fundi është vënë nën menaxhimin e agjensisë së Francesco Tottit.

Talenti me prejardhje nga Istogu do të jetë pjesë e Kosovës U19 në Elite Round.

Zeqiraj llogaritet si pasardhësi i Amir Rrahmanit te Kosova dhe mbetet një nga futbollistët premtues të përfaqësueses së Kosovës.