Java e 7-të e Superligës së Kosovës nis këtë të shtunë, me 3 sfida që kanë favorite absolute skuadrat vendase për të marrë tre pikët.
Feronikeli do të përpiqet të ruajë kreun duke fituar takimin ndaj Ferizajt në Drenas. Kampionët në fuqi kanë fituar 3 ndeshjet që kanë zhvilluar në shtëpi në këtë sezon dhe sot pritet tre pikët e radhës nga Feronikeli.
Ndeshje akoma më të lehtë në letër ka Llapi që pret në Podujevë, Dukagjinin e vendit të fundit që pak shanse për të marrë pikë në këtë udhëtim duke parë ecurinë e tyre në 6 javët e para. Llapi-Dukagjini do të startojë në orën 14:00.
Dita e shtunë e Superligës së Kosovës do të mbyllet me duelin e orës 15:00 që do të zhvillohet në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, një sfidë në të cilën mintaorët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja.







