Superliga vazhdon sot me tre takime interesante

Java e 5-të e IPKO Superligës së Kosovës do të vijojë sot me 3 ndeshjet e tjera, ku spikat përballja mes kampionit në fuqi, Feronikelit dhe kryeqytetasve të Flamurtarit.

Ky takim do të startojë në orën 16:00 në qytetin e Drenasit, ku vendasit do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas një starti aspak të mirë në këtë fillim sezoni, ku numërojnë dy fitore dhe dy humbje.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” vijon të mbetet një “kala” e fortë për Feronikelin, që edhe në këto javë të para i ka fituar të dy takimet, ndërsa sot do të kërkojë suksesin e tretë sezonal, për të mos u shkëputur nga ekipet e kreut.

Nga ana tjetër, Flamurtari është një tjetër ekip që shprehet mjaft mirë në shtëpi, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ndeshjet në udhëtim, ku ka marrë një humbje dhe një barazim.

Edhe takimet Vushtria – Drenica dhe Dukagjini – Ferizaj, do të startojnë në orën 16:00.

loading…