Java e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon edhe sot.

Dy takime janë në program. Suhareka e pret në shtëpi ekipin e Malishevës, ndeshje kjo që nis nga ora 14:00.

Gjyqtar kryesor i këtij dueli është Lirim Jashari.

Kurse nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret vendin e fundit në tabelë, Feronikelin ’74.

Kujtojmë që dje u zhvillua ndeshja e parë e kësaj jave, ku Drita fitoi 4:0 në derbin lokal, ndaj Gjilanit.

Të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, Llapi kundër Ballkanit dhe Ferizaj ndaj Dukagjinit.