Superliga e Kosovës në futboll sot në program ka dy ndeshje tejet interesante të javës së 33-të.

Dukagjini e pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori”.

Ndeshje kjo që nis nga ora 15:00 dhe gjyqtari kyresor do të jetë Gramos Shala.

Takimi tjetër për sot është ai mes Feronikelit ‘74 dhe Suharekës, e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Gjyqtar në këtë takim është Eridon Podvorica.