Superliga starton këtë javë, këto janë ndeshjet e xhirosë së parë

Sot edhe zyrtarisht jemi në javën kur pritet të fillojë Ipko Superliga e Kosovës në futboll.

Në fakt të premten pritet të zhvillohet ndeshja e parë hapëse.

E java e parë e kampionatit na dhuron derbin e kryeqytetit në mes të Flamurtarit dhe Prishtinës që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’.

Ndërsa kampioni aktual, Feronikeli do të luajë si vendas derbin rajonal ndaj Drenicës.

Më poshtë xhiro e parë komplete:

Feronikeli – Drenica

Drita – Ferizaj

Flamurtari – Prishtina

Dukagjini – Ballkani

Llapi – Vushtrria

Trepça ’89 – Gjilani

loading…