Pas barazimit pak sa edhe befasues në Klinë me Dukagjinin, Prishtina do të luajë të mërkurën mbrëma njerën ndër ndeshjet më të rëndësishme të pjesës vjeshtore të kampionatit, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” pret kampionin aktual Feronikelin.
Bilanci i kaltër e bardhëve në tri ndeshjet e fundit direkte nuk ka qenë aspak i mirë pasi nuk ka shënuar asnjë fitore, ndaj për djelmoshat e Armend Dallkut ndoshta është momenti i fundit që të mposhtin rivalin e madh, dhe të vazhdojnë rrugëtimin dhe garën e madhe me shumë rivalë tjerë për titull të kampionit.
Feronikeli po kalon në krizën më të madhe prej se është pjesë e elitës, dhe vetëm fitorja ndaj Prishtinës në kryeqytet do të rikthente harmoninë në klub dhe besimin se mund ta mbrojnë titullin e fituar një vit më herët.
Feronikeli do të udhëtojë me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa te Prishtina me shumë gjasë rikthehet edhe i lënduari Leonit Abazi që nuk luajti ndaj Dukagjinit, si dhe sulmuesi Ahmet Januzi që mungojë në Klinë shkaku i kartonëve.
Ndeshja derbi Prishtina-Feronikeli, zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00.







